Dosja e plotë: Kamarieri u vra me mjete bujqësore
Pëlqej
Denis Vyshka, ka merieri që u tortu rua nga pronarët e lokalit ku punonte në Dhërmi, është vrarë me një armë bujqësore. "GSH" zbardh sot dosjen e plotë të prokurorisë, ku përshkruhet mënyra se si iu mor jeta 28-vjeçarit.

Burime pranë grupit hetimor deklaruan se, gjatë kohës që Denis Vyshka është torturuar, një prej personave e ka filmuar me celular, por kur ka parë që i riu ka vdekur, e ka fshirë filmimin. Ekspertë të policisë e kanë dërguar celularin në Tiranë për të rikthyer përsëri filmimin.

Gjithashtu, hetuesit pohuan se në trupin e viktimës ka pasur shumë shenja torture, duke nisur që nga djegia me cigare në dorë dhe deri te një goditje në kokë dhe shenjë mbytjeje në fyt, çka i kanë sjellë dhe vdekjen. Më poshtë, dosja e plotë e masës së sigurimit për të akuzuarit për vrasje.

DOSJA E PLOTË

Në Vlorë, në fshatin Dhërmi, në vendin e quajtur "Perivolo", në datën 14.08.2014, është gjetur i vdekur shtetasi Denis Vyshka, i cili punonte si kamerier në restorantin "Shija e Detit", Altini & Bufi. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shtetasit Altin Ymeraj dhe Eris Zilfaj kanë pasur me qira një lokal në vendin e quajtur "Perivolo" në Dhërmi, ku kanë pasur disa të punësuar, si kamerier, kuzhinier, banakier dhe picajol.
Në datën 14.08.2014, rreth orës 03:00, shtetasit Altin Ymeraj dhe Eris Zilfaj kanë vënë re se në lokalin e tyre mungonte shuma prej 500.000 lekësh dhe për këtë arsye Altin Ymeraj ka dërguar shtetasin Eris Zilfaj të thërriste gjithë stafin e lokalit.

Pasi ka ardhur gjithë stafi dhe janë futur brenda në lokal, i kanë rreshtuar dhe i kanë thënë se i mungojnë 500.000 lekë dhe ata duhej t'i gjenin kush i kishte vjedhur. Shtetasi Altin Ymeraj mbante në dorë një vegël bujqësore dhe duke i kërkuar kush i kishte vjedhur lekët ka gjuajtur me veglën që mbante në dorë në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin Denis Vyshka. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2014, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori