Kryeministri britanik: Armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës nuk mjafton për të nxitur heqjen e sanksioneve

Një marrëveshje për një armëpushim midis Ukrainës dhe Rusisë nuk do të ishte shkak që sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar të hiqen, tha një zëdhënës i kryeministrit Boris Johnson.

Pas takimit të Johnson me ministrat e lartë sot, zëdhënësi i tij tha: “Kryeministri tha se vetëm një armëpushim nuk do të ishte shkak që sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar të hiqen ndaj Rusisë.

“Ai tha se presioni ndaj Putinit duhet të rritet si përmes masave të mëtejshme ekonomike ashtu edhe duke ofruar ndihmë ushtarake për të siguruar që Rusia të ndryshojë plotësisht kursin.”

Zëdhënësi i kryeministrit tha gjithashtu se ai nuk e dinte se çfarë roli kishte luajtur pronari i Chelsea, Roman Abramovich gjatë bisedimeve të paqes mes negociatorëve ukrainas dhe rusë në Stamboll sot.

Ka patur tashmë disa raunde bisedimesh midis Ukrainës dhe Rusisë, por ende nuk ka pasur ndonjë marrëveshje për një armëpushim.


Shtuar 29.03.2022 14:13