E FUNDIT/ Shtohet numri i të prekurve nga koronavirusi në vend
Dosja 184, Lala: Përmban 60-CD, citohet edhe Gjiknuri
Gazetarja Koldiana Lala në "Opinion" është shprehur se dosja 184 përmban 60-CD dhe persona nën hetim për blerje votash janë zyrtarë lokalë, biznesmenë, zyrtarë të policisë.

Ka nisur mbi bazën e denoncimit të bërë nga PD, pas shkarkimit të Shukri Xhelilit. Është vetëm për blerjen e votës. PD dërgoi një denoncim ku sipas saj ishin një sërë shkeljesh. Prokuroria e mori denoncimin dhe vuri në përgjime shumë zyrtarë dhe familjarë të tyre. Dosja ka 60 CD, burime kanë folur për zotin Gjiknuri. Unë e kam takuar gazetarin, ka dhe dy shkrime që pritet ta pasojnë këtë shkrim. Shkrimi i dytë është për trafikun e drograve të forta dhe tjetra është për kultivimin aktual të kanabisit. Ai pretendonte se kishte burime zyrtare të agjencive ligj-zbatuese shqiptare. Ka takuar dhe zyrtarë të lartë dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda. Mua më ka lënë përshtypjen e një gazetari profesionist. Janë rreth 15 ditë, para dhe pas zgjedhjeve. Ka persona nën hetime, janë zyrtarë lokalë, biznesmenë, zyrtarë të policisë. Ka burime që citojnë dhe zotin Gjiknuri, por unë s’kam prova. Disa nga zyrtarët e përgjuar ishin zyrtarë të lartë të policisë.
Shtuar më 21/05/2019, ora 08:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori