Doshi- Tahirit: Emërime politike në polici, ikën tropojanët erdhën tepelenasit
Diskutimet për ligjin “Për Policinë e Shtetit” janë shoqëruar me debate të ashpra mes deputetëve të majtë në Komisionin e Ligjeve dje në kuvend. Deputeti Tom Doshi, ka rekomanduar që grada e drejtuesve të policisë së shtetit të bëhet me konkurs. Ai më tej ka kërkuar nga Ministri Tahiri që t’i shpjegojë emërimet që ka bërë.


“Me emërimet e drejtuesve të policisë Tahiri të bëjë kujdes. Kjo qeveri ka emëruar në krye të policisë njerëz nga rruga. Nuk mund të emërohet drejtor Policie një person pa qenë pjesë e Policisë së Shtetit. Emërimet në Policinë e Shtetit janë politike. Të gjithë drejtuesit e policisë janë tepelenas.Po bëhet me tepelenasit siç bëri Berisha me tropojanët. I ka marrë nga rruga, i ka veshur drejtues të lartë policie. Nuk jam kundër që të punësohen, por të bëhet me konkurs”- tha deputeti Doshi.

Më tej ka thënë se nuk ka parë asnjë polic nga Shkodra që të jetë emëruar këto kohë.

“Mos të bëhen diferencime për rrethe të ndryshme. Nuk duhet të bëhen diferencime të efektivëve të policisë për shkak të strukturës që i përkasin”, tha Lutaj. Më tej, ai tha se kush del nga shkolla e policisë, del me gradën inspektor. Lutaj thotë se nuk ka pse ti jepet prioritet një funksioni dhe jo një tjetri. Ndërkohë Tom Doshi ka kërkuar sqarim nga përfaqësuesit e policisë për të shkarkuarit nga detyra që kanë fituar gjyqet. “Çfarë do të bëhet me policët e shkarkuar të cilët kanë dalë fitues para drejtësisë? Ministri Tahiri duhet ti jap llogari dhe ti kthej në punë”, tha deputeti i Shkodrës Doshi.
Shtuar më 23/07/2014, ora 09:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori