Doshi: Rama i shërben Metës, nuk do jem pjesë e fushatës
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, deputeti Tom Doshi, në një prononcim të shkurtër për mediat tha se Rama ka braktisur socialistët dhe se po i shërben vetëm Ilir Metës.

Si e komentoni vendimin e Gjykatës?
"Asnjë nga akuzat e Prokurorisë nuk ekziston. U bë presion nga Rama dhe Meta që unë të mos isha i lirë. Por nuk kishin çfarë të bënin. Ishin në hall dhe nuk bënë dot një akuzë. Unë jam i pakënaqur me vendimin e Gjykatës së Lartë".

Do të shkoni në Kuvend?
"Nuk do shkoj në Kuvend të enjten, do të pres çfarë do bëjë Prokuroria. Kur të shkoj në Kuvend, do mbaj një fjalim ku shqiptarët të marrin vesh të gjithë të vërtetat".

Do të jeni pjesë e fushatës elektorale të 21 Qershorit?
"Rama nuk ka nevojë, po shiijon pushtetin. Ai ka braktis të gjithë socialistët, po i shërben vetëm Ilir Metës dhe LSI-së. Socialistët janë sot të zhgënjyer". /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2015, ora 11:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori