Duke qeshur, Obama uron Biden për ditëlindje me foton e veçantë: Mik dhe vëlla

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden feston ditëlindjen e 79-të. Ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama e ka uruar duke postuar një foto të veçantë ku shfaqen të dy të qeshur.

“Gëzuar ditëlindjen mikut tim dhe vëllait tim, @POTUS! Faleminderit që na dhatë të gjithëve dhuratën e infrastrukturës më të mirë. Faleminderit për gjithçka që po bëni për ta ndërtuar këtë vend më mirë”, shkruan Obama në Twitter./albeu.com

 


Shtuar 20.11.2021 21:01