Doshi akuzohet zyrtarisht vetëm për videon e Bamit
Update- Tom Doshi akuzohet zyrtarisht vetëm për videon e Bamit, ndërsa deputetit Frroku akuzat do ti komunikohen të hënën në orën 11:00.

Deputeti Tom Doshi u akuzua dtën e sotme zyrtarisht nga Prokuroria vetëm për akuzën e "kallëzimit të rremë". Avokati i Doshit tha në një reagim të shkurtër për mediat se ndaj deputetit të Shkodrës u rrëzuan dy akuzat e tjera, ajo e kanosjes për kallëzim dhe deklarata të rreme para prokurorit.

09:50- Doshi në Prokurori për të mësuar akuzën

Pasi u lirua të martën nga Gjykata e Lartë e cila ndryshoi masën e sigurisë nga "arrest shtëpie" në "detyrim paraqitje", sot deputeti Tom Doshi pritet të paraqitet në Prokurorinë e Përgjithshme. Doshit do ti komunikohen akuzat që rëndojnë mbi të.

Sipas vendimit të gjykatës, deputeti duhet të paraqitet çdo te hënë në orën 10:00 në Prokurori para oficerit të Policisë Gjyqësore. Pavarësisht lehtësimit të masës së sigurisë, Doshi njoftoi se nuk do të jete sot në Parlament dhe se do të rikthehet vetëm për të thënë të vërtetat. Nga ana tjetër mësohet se po sot, prokurorët pritet ti komunikojnë akuzat edhe deputetit Mark Frroku, i cili është i shtruar në spital pas problemeve me zemrën. /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2015, ora 11:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori