Çuçi: Shqiptarët e Kosovës me vetëm një aplikim do të marrin leje qëndrimi për 5 vite këtu

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka njoftuar jë nga vendimet e marra sot në mbledhjen e këshillit të ministrave.

Çuçi tha se sot u miratua një marrëveshje që do ta kalojmë ditën e premte në mbledhjen e qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës.

Shtetasit e Kosovës vetëm me një aplikim do të marrin menjëherë lejën e qëndrimit për 5 vite në Shqipëri, së bashku me lejen e punës

“Sot miratuam një marrëveshje që do ta kalojmë ditën e premte në mbledhjen e qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës. Shtetasit e Kosovës vetëm me një aplikim do të marrin menjëherë lejen e qëndrimit për 5 vite në Shqipëri, së bashku me lejen e punës. Dhe e njëjta gjë vlen dhe për shtetasit e Shqipërisë që do të shkojnë në Kosovë.

Besoj se është bërë shumë e qartë, është thënë qartazi që nuk do të ketë kampe refugjatësh për vende të treta në Shqipëri. Në lidhje me atë përcaktim që ju referoni, edhe kur kalojnë tranzit nuk do të qëndrojnë në Shqipëri, janë të detyruar vendet e origjinës që t’i marrin dhe të përgjigjen”, tha Çuçi./albeu.com


Shtuar 24.11.2021 13:01