Doshi akuzon Metën: Je kryetar bandash kriminale, kërkon bashki me pasuri mineralesh
Deputeti i qarkut të Shkodrës Tom Doshi ka akuzuar sot kreun e Kuvendit Ilir Meta se është kryetar i një partie kriminale që ka bllokuar të gjitha institucionet e shtetit shqiptar.

Doshi, i cili ka qenë i pranishëm në një takim të kandidaturës së ASSHE-së në qarkun e Shkodrës, ka thënë se mbështet kandidaturën e majtë në këtë bashki.

“Të votosh Ilir Metën është turpi më i madh. Ai nuk është kryetar i Kuvendit, por kryetar i një bande kriminale që ka bllokuar të gjitha institucionet e vendit”, tha Doshi.

Tom Doshi ka theksuar se Ilir Meta kërkon të zhvasë disa zona me pasuri minerale dhe se andaj po kandidon njerëz të tij në këto zona. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2015, ora 22:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori