Dorëzohen 6 predha dhe 61 armë zjarri gjatë fundjavës
Fushata për dorëzimin e armëve ka vijuar edhe gjatë fundjavës. Sipas të dhënave të publikuar nga policia janë dorëzuar në dy ditët e fundit 61 armë zjarri, 30.365 fishekë, 25 granata, 6 predha si dhe 190 kapsolla detonatore.

Në të gjitha qarqet Strukturat Vendore të Policisë, kanë vijuar takimet sensibilizuese në të gjitha Njësitë Administrative, Bashkitë dhe shkollat në kuadër të ndërgjegjësimit për dorëzimin vullnetar të armëve.

Pjesë e fushatës së trokitjes derë më derë nga Policia dhe pushteti Vendor janë bërë dhe nxënësit e shkollave të mesme, studentët si dhe stafet pedagogjike.

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje banorëve që mbajnë armë pa leje, t’i dorëzojnë ato brenda datës 30 Prill.
Shtuar më 27/02/2017, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori