Doris Pak: Serbia duhet të mësohet me humbjen e Kosovës
Pëlqej
Albeu.com
Eurodeputetja gjermane Doris Pak ka deklaruar se shkuarja e misionit të Bashkimit Evrpian në Kosovë nuk është ambicie, por detyrë, sepse ekziston nevoja e madhe që Unioni të jetë në Kosovë.Një rezolutë e re nuk është e nevojshme, por mjafton rezoluta 1244 e cila nuk thotë se misioni i BE-së nuk mund të shkojë në Kosovë. Prandaj mendoj se misioni ynë duhet të nisë punën posa UNMIK-u të largohet, sepse ky ëshë interes i të gjithëve", është shprehur shefja e delegacionit të të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Doris Pak për gazetën "Veçernje novosti" të Beogradit. Eurodeputetja gjermane ka shtuar se rezoluta 1244 "një herë duhet të jetë e kufizuar, sepse zgjidhja për Kosovën patjetër duhet të gjendet". "Mund ta kuptoj që Serbia nuk do të pajtohet me humbjen e Kosovës, por kjo nuk do të thotë se kjo nuk do të ndodhë dhe se nuk do të jetojë me atë situatë", thotë Doris Pak, duke shtuar se nuk e sheh pse Beogradi bën probleme kur të gjithë një ditë do të jenë në BE. "Millosheviqi e ka udhëhequr vendin dhe pas tij diçka duhet humbur", tha Pak në konstatimin e gazetarit se kjo është ndëshkim i vërtetë për mëkatet e sundimit të Millosheviqit. /QIK/
Shtuar më 30/11/2007, ora 20:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori