Doris Pack: Situata në Kosovë rrezikon edhe Maqedoninë
Pëlqej
Albeu.com
Eurodeputetja gjermane Doris Pack ka deklaruar për radion Deutsche Welle se “situata e tanishme në Kosovë është e rrezikshme edhe për Maqedoninë“.Sipas saj, statusi i pazgjidhur nxit një pjesë të shqiptarëve në kufi me Kosovën për veprime të pamatura. Megjithatë, zonja Pack shpreson që Treshja ndërmjetësuese së shpejti do të arrijë ndonjë zgjidhje e cila mund të zbatohet në fillim të vitit të ardhshëm. Eurodeputetja gjermane konsideron se “zgjidhja e afërt është në interesin e tërë rajonit, e në radhë të parë në interesin dhe stabilitetin e Maqedonisë“.
Shtuar më 20/11/2007, ora 22:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori