Doris Pack “shuplakë” Shqipërisë: Kriminelë në Parlament
Kryetarja e Gruas së Partive Popullore Evropiane Doris Pack u shpreh e zhgënjyer për situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri. Ne nje deklarate nga Kukësi ajo vlerësoi me tone kritike se kjo gjendje duhet ta zgjojë qeverinë që të ndihmojë qytetarët të ndërtojnë jetën e tyre këtu.

Mendoj se sistemi gjyqësor në vend nuk është i pavarur. Është një turp që i gjithë vendi është me kanabis. Vetë prindërit duhet të jenë të shqetësuar për rritjen e fëmijëve në këtë situatë. Prezenca në parlament e personave me rekorde kriminale është shqetësuese dhe kjo nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër. Asnjë parti nuk duhet të lejojë kandidatë të tillë. Imagjinoni që shqiptarët të votojnë për njerëz të tillë. Unë mendoj se kjo duhet të ndalet”, tha Pack.

Ajo ishte në Kukës, ku u nderua me mirënjohje nga Bashkia për kontributin e dhënë për Shqipërinë në proceset Evropiane dhe lobimin për promovimin e të drejtave të grave.

Pack zhvilloi një takim me gratë demokrate të Kukësit ku e pranishme ishte edhe Albana Vokshi, Kryetare e Lidhjes Demokratike te Gruas së Shqipërisë./Albeu.com/
Shtuar më 16/02/2017, ora 20:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori