Doris Pack: Opozita fajtore për krizën
Pëlqej
Doris Pack
Europarlamentarja Doris Pack kritikoi sot opozitën shqiptare për bojkotin ndaj parlamentit dhe mospjesëmarrjen në votimin e ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë.
Pack i ka bërë thirrje opozitës dhe maxhorancës të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të zgjidhin krizën politike, duke fajësuar me shumë Partinë Socialiste për refuzimin e votimit të ligjeve dhe protestat e vazhdueshme që sipas saj vënë në vështirësi qeverinë.

Gjatë fjalës së saj në konferencën “Ballkani në Zemër të Europës”, Doris Pack tha se liberalizimi i vizave është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët por vendi duhet të përparojë më tej me zgjidhjen e krizës politike.
Shtuar më 16/11/2010, ora 19:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori