Doris Pack fajeson Beogradin per gjendjen e keqe ne Kosove
Albeu.com
Për problemet në Kosovë më përgjegjësi është Beogradi, i cili nuk po e ndihmon fqinjin e tij, por po ia rëndon gjendjen, - ka deklaruar eurodeputetja gjermane Doris Pack.
"Serbia duhet ta kuptojë se duhet patjetër të ketë marrëdhënie të mira, pavarësisht se cili shtet është apo jo prezent në Kosovë. Duhet bërë çmos që kriza në Kosovë të tejkalohet, sepse atje jetojnë edhe serbët, kështu që Beogradi duhet të mendojë edhe për përmirësimin e pozitës së tyre", ka thënë Doris Pack për gazetën "Danas" të Beogrtadit. Për gjendjen e keqe në Kosovë ajo ka akuzuar Beogradin zyrtar, duke thënë se "nuk po e ndihmon fqinjin e tij, por po mbështet disa elementë në veri të Kosovës". "Ngapak është e turpshme që po anashkalohen njerëzit që jetojnë në jug, të cilët kujdesen për jetën e tyre të përditshme, përfshirë edhe ata që marrin pjesë në politikë në terren", është shprehur eurodeputetja Doris Pak.
Shtuar më 15/01/2010, ora 16:29
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori