Dorëhiqet kreu i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Hyseni: Shkak? Reforma në Drejtësi…
Drejtori i ParandalimitPastrimitParave, Alket Hyseni ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Mësohet se dorëheqja i është dorëzuar sot kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Financave Arben Ahmetaj.

Hyseni u emërua drejtor i ParandalimitPastrimitParave në Qershor 2016 dhe zëvendësoi Gent Gazhelin që u emërua ambasador në Turqi.

DPPP, lufton pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.
Sipas burimeve mësohet se dorëheqja e këtij të fundit ka të bëjë me zbatimin e Vettingut dhe sipas letrës së drejtuar Ramës, Hyseni shkruan se ka marrë sulme nga persona që nuk e duan Reformën në Drejtësi.

“Emri im është sulmuar shpesh javët e fundit. Sulme nga ata që nuk duan zbatimin e reformës në drejtësi”, ka thene Hyseni.

Letra e dorëheqjes:

Sic ju jeni në dijeni, Drejtoria e Përgjithshme e ParandalimitPastrimitParave do të luajë rolin e saj të ngarkuar nga ligji në hetimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve, që do të kalojnë në muajt në vazhdim në sitën e procesit të vetingut.

Për shkak të këtij roli, emri im është sulmuar gjithmonë e më shpesh në javët e fundit, nga të gjithë ata që nuk kanë interes që reforma në drejtësi të gjejë një zbatim të shpejtë dhe efikas.

Duke qenë i ndërgjegjshëm që reforma në drejtësi është një proces i pakthyeshëm, e duke qenë i bindur se është në interesin e të gjithë shoqërisë shqiptare që ky proces të zhvillohet sa më shpejt, ndiej se largimi im nga funksioni që kryej do të shërbejë për të eliminuar cdo alibi të të gjithë atyre që frikësohen nga reforma dhe pikësëpari nga vetingu./albeu.com/
Shtuar më 16/02/2017, ora 14:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori