Dorëzoi picën në destinacion, shpërndarësi denoncon klientin
Një gjë e cuditshme i ka ndodhur një shpërndarësi picash në Tiranë.

Ai ka deklaruar se kur ka dërguar porosinë në destinacion është paguar nga një klient me 100 euro false.

Policia ka nisur punën për identifikimin dhe shoqërimin e autorit.]

Njoftimi i policisë

Më datë 03.01.2018, shtetasi A.J, vjeç 32, banues në Tiranë, punonjës në një piceri, ka kallëzuar se, kur ka dërguar porosinë te një person i paidentifikuar, i ka dhënë 100 euro që dyshohet se janë të falsifikuar.

Punohet për idetifikimin dhe shoqërimin e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nenet 143 e 183 të Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2018, ora 21:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori