Dorëzohet Rama: Shqipëria nuk bëhet dot si Gjermania, edhe po të na drejtojnë ata
Kryeministri Edi Rama e quajti fenomenin e largimit masiv dhe të pandalshëm të të rinjve nga vendi, një efekt të globalizmit, që po përhapet në të gjithë botën, pa lidhje me qeverisjen dhe mundësitë që krijohen prej saj.

Ai tha se Shqipëria nuk bëhet dot si Gjermania edhe po ta drejtojë qeveria gjermane.

Megjithatë Rama shtoi se duhet një mandat i tretë për socialistët, me qëllim përfundimin e reformave të nisura, që gjërat të përmirësohen më tej.

Shqipëria si Gjermania nuk bëhet dot edhe të sjellësh qeverinë gjermane këtu. Kjo është çështje zgjedhje dhe ne kemi zgjedhur të përballemi me këtë sfidë. Shqipëria është shumë e më e mirë se ishte 7 vite më parë. Por Shqipëria që ne duam duhet të jemi shumë e mirë se kjo që kemi. Jemi në mes të rrugës dhe për këtë arsye na duhet mandati i tretë që të vazhdojmë rrugën”, – tha Rama.

“Fenomeni i largimit nga vendi për një jetë më të mirë nuk është një fenomen shqiptar por i shtrirën jo vetëm në Europë por edhe në disa prej vendeve të BE. Psh. është rasti i Portugalisë që është anëtar i BE-së që ka regjistruar një numër largimesh që është i konsiderueshëm”, – u shpreh Rama.

Kryeminsitri deklaroi gjatë bashkëbisedimit me studentët se ka raste edhe kur të rinjtë e vendeve të BE-së largohen nga vendi, për shkak se ekziston një mendësi për të shkuar në një vend që mund të jetë më i zhvilluar, për sa kohë je i lidhur me celular me të afërmit e tu.

“Në kohën kur jetojmë dhe me gjithë transformimin që ka sjellë globalizmi dhe lidhja shumë e shpejtë e njerëzve në çdo cep dhe shumë pranë edhe në zonën më të largët me një mrrokull, është shumë i madh tundimi për t’i thënë vetes pse duhet të rri unë në këtë zonë të largët të varfër dhe të pres zhvillimin kur unë mund të iki dhe të gjej zhvillimin shekullor dy orë larg që këtu. Të bëjmë më të mirën tonë me sa më shumë ambicie, punë dhe durim”, – theksoi Rama.

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga studentët se kur do të hapen universitetet.

Ai nuk dha një përgjigjje të prerë dhe tha se është herët për të folur për këtë çështje pasi situata e Covid-19 mund të ndryshojë brenda ditës. Sipas tij deri më tani janë hasur me vendimmarrje të momentit të fundit.

“Nuk jemi në një situatë normale kur vendimet duhet të lajmërohen shumë kohë më përpara. Faktikisht vendimi është marrë pak ditë para se të hynte në fuqi por siç mund të themi këtë duhet të themi edhe tjetrën se është e kotë të bëjnë spekulime se deri kur do qëndrojë kështu situata”, u shpreh Rama.
Shtuar më 01/12/2020, ora 18:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori