Dorëzohet në Prokurori padia për Fiqiri Ismailin
Sa i takon akuzës për blerje vote, tashmë blutë e Tiranës kanë dorëzuar në Prokurori padinë për Fiqiri Ismailin, i cili kërkon një tjetër mandat në Vorë.

Organi i akuzës ka marrë në administrim provat e policisë për Fiqiri Ismailin dhe ka nisur verifikimin e tyre. Dy ditë më parë, Policia e Tiranës nisi procedim penal ndaj kryetarit aktual të Bashkisë Vorë, i cili kërkon një tjetër mandat në këtë qytet me akuzën për blerje vote.

50-vjeçari dyshohet se në zyrën e firmës së tij u ka dhënë nga 10 mijë lekë dy personave, me qëllim blerjen e votës për në zgjedhjet e 21 qershorit. /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2015, ora 12:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori