Dorëzohet në polici një nga personat që sulmuan helikopterin në Dukagjin
Pëlqej
Në kuadër të operacionit të ndërmarrë në Komunat e zonës së Dukagjinit për asgjesimin e bimëve narkotike, nga strukturat e Policisë së Shtetit është bërë i mundur ndalimi i njërit prej autorëve të dyshuar të sulmit me armë ndaj helikopterit të policisë, si dhe ndalimi i një funksionari vendor.

Nga strukturat e policisë është bërë ndalimi shtetasit Pal Dushku, vjeç 19, banues në Fshatin Plan, Komuna Pult.
Ky shtetas dyshohet se gjatë operacionit për asgjësimin e bimëve narkotike ka kundërshtuar shërbimet e policisë, që po asgjesonin sipërfaqet e konstatuara të kultivuara me bimë narkotike në këtë zonë.

Po ashtu nga hetimet e deritanishme ky shtetas dyshohet dhe si një nga autorët që kanë qëlluar me armë zjarri Helikopterin e Policisë.
Shtuar më 26/08/2014, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori