Rama mesazh indirekt ambasadores së SHBA: Nuk ma heq askush të drejtën e opinionit

Kryeminsitri Edi Rama në një konferencë të jashtëzakonshme, në shoqërinë e ministrit te drejtësisë Ulsi Manja, ka folur për Reformën në Drejtësi, dhe punën e SPAK, në këto 3 vite që nga krijimi i tij.

Rama tha se askush nuk mund t’ia heqë atij të drejtën për të komentuar punën e SPAK, duke iu referuar këtu indirekt dhe ambasadores amerikane Yuri Kim.

“Lidhur me nevojën që SPAK të hetojë në mënyrë gjithëpërfshirëse korrupsionin e politikanëve, gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar. Disa e kanë quajtur këtë presion mbi drejtësinë, disa frikë nga humbja e pushtetit, ndërkohë që të tjerë e kanë quajtur si mënyrë për të fshehur dështimet e qeverisë, për mua më e rëndësishme është që ky diskutim të bëhet.

SPAK së shpejti mbush 3 vite, Vetingu 5 vite, dhe për pak vite, pritja e popullit shqiptar për drejtësi, mbush 35 vite. Si dikush që e ka udhëhequr politikisht, moralisht Reformën në Drejtësi, në emër të forcës politike që i ka dhënë gjithë mbështetjen e vetë Reformës në Drejtësi, dhe njeriu që është sulmuar më së shumti, për shkak të njëanshmërisë së gjykimeve të deritanishme, unë besoj se të drejtën që në këtë moment  mbyll një cikël dhe hap një cikël për ri.

Të drejtën që të ndaj opinionin për punën e drejtësisë së re nuk ma heq askush, i kam dhe i kemi mbështetur të gjitha veprimet e SPAK”, u shpreh Rama./albeu.com