Ministri Arben
Ahmetaj deklaroi se
gazetarët e shtypit të
shkruar do të përfshihen në paketën e dytë të ndihmës ekonomike “Rama 2”.
Në një lidhje me Skype me Neës 24,
Ahmetaj tha se që prej 12 marsit shtypi i
shkruar nuk punon për të mbrojtur lexuesit si pasojë e pandemisë COVID 19, por ministri tha se
gazetarët që po qëndrojnë në shtëpi do jenë pjesë e pagesës 400 mijë lekë, ku përfitojnë 66 mijë qytetarëve që nuk kanë mundësi të punojnë.
"Qeveria është fokusuar te qytetarët më në nevojë edhe ne jemi të kufizuar me ndihmat që kemi, por nëse
gazetarët e shtypit të
shkruar kanë dalë të papunë ata janë pjesë e 66 mijë personave që folëm më sipër, pra përfitojnë pagesën prej 400 mijë
lekësh",- tha ai.
Shtuar më 14/04/2020,
ora 18:46