Dorëzohen rrëmbyesit, pasagjeret e Turkish Airlines zbresin shëndoshë e mirë në Brindizi!
Albeu.com
Përfundon pozitivisht, ngjarja e rrëmbimit të avionit TK1474 të agjencisë Turkish Airlinës i linjës Tiranë-Stamboll, që u rrëmbye në hapsirën ajërore të Greqisë për të bërë më pas një ulje emergjente në Itali. Të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit zbritën shëndoshë e mirë në Brindizi, ndërsa dy rrëmbyesit u arrestuan nga polcia italiane. Avioni u nis në orën 16.40 minuta nga aeroporti nënë Tereza, ndërsa në bord ndodheshin 107 pasagjere dhe 6 antare te ekuipazhit. Avioni eshte detyruar te ndryshoje drejtimin e fluturimit për në Itali, pasi pretendohej se rrëmbyesit Hakan Ekinci dhe Mahmut Erkush, donin të protestonin ndaj vizitës së Papa Benediktit të 16 në Turqi muajin e ardhshëm. Rreth 4 avione ushtarake grekë e kane shoqeruar avionin e udhetareve te Turkish Airlines derisa ai ka kaluar hapesiren ajrore greke dhe eshte detyruar te ulet nga dy avione italiane ushtarake F 16, ne aeroportin ushtarak te Brindizit ne Itali. Më pas u bë e ditur se njëri nga rrëmbtesit Hakan Ekinci kishte braktisur shërbimin ushtarak në Turqi dhe ishte arratisur për në Shqipëri. Autoritetet shqiptare kërkuan ekstradimin e tij, dhe pas kësaj ai planifikoi rrëmbimin e avionit për të kërkuar strehim politik në Itali. Rrembyesit nuk ishin te armatosur dhe pas negociatave treguan gatishmerine e tyre per te lene te lire pasagjeret.
Një tjetwr shtetas shqiptar i marrw peng, Bajram Avdia do të konfirmonte se gjendja e pasagjerwve ishte e mirë, dhe se ata nuk u dëmtuar nga pengmarrësit.
Nje nga dy rrembyesit Hakan Ekinci i ka shkruaur nje leter Papes ne muajin gusht ku ai deklarohej si i krishterë dhe e njoftonte per problemet qe kishte ne Turqi, lidhur me shmangjen e tij nga sherbimi ushtarak . Sipas televizionit turk NTV,Ekinci kishte kerkuar azil politik edhe ne Shqiperi po i eshte refuzuar. Mes pasagjereve ndodheshin 87 pasagjerë shqiptarë dhe 20 te huaj, ndërsa mes qytetarve shqiptare rreth 20 besimtare muslimane qe do te udhetonin drejt Arabise Saudite , per te marre pjese ne festimet e Ramazanit. Pasagjerët, do të vazhdojnë udhëtimin normal drejt Turqisë me një avion tjetër të Turkish Airlines. start
Shtuar më 03/10/2006, ora 22:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori