Dorëhiqet Sonila Qato, ragon PD: Nesër nxjerrim provat e skandalit
Ditën e sotmë drejtoresha e ARRSH-së Sonila Qato dha dorëheqjen, gjë të cilën e bëri publike vetë ajo me anë të një deklarate në Facebook.

Menjëherë pas vendimit të dorëheqjes, ka reaguar Partia Demokratike e cila paralajmeron se diten e neserme PD do nxjerre provat "për skandalin që detyroi Sonila Qaton të largohet".

Reagimi i Tabakut

Me parimin një vjedhje të madhe mbuloje me një zhurmë më të madhe, Edi Rama, largoi nga detyra drejtorëshën e Agjencisë së Rrugëve, Sonila Qato 1 orë përpara se gjykata të marrë vendimin për Saimir Tahirin. Nje doreheqje qe ka qene gati qe dje e firmosur!

Edi Rama po përpiqet të mbulojë luftën e egër që ka plasur mes grupeve në PS me shpresën se gjyqi i Tahirit do të bëjë të harrohet skandali i Sonila Qatos, I Belinda Ballukut dhe I kompanive me të cilat, Rama, bashke me to, vjedh shqiptarët!

Asgjë nuk do të harrohet! Çdo aferë korruptive do t’i bëhet e njohur publikut!

Partia Demokratike do të sjellë që nesër prova për skandalin që detyroi Sonila Qaton të largohet.





Shtuar më 19/09/2019, ora 15:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori