Dorëhiqet kryebashkiaku i Durrësit, ja kush e zëvëndëson
Kanë ndodhur sërish lëvizje në Bashkinë e Durrësit e cila drejtohej për 3 muaj nga Zhyljen Varfaj.

Ditën e sotme, Varfaj është larguar përkohësisht nga posti që mbante prej më shumë se tre muajsh, si kryetar i bashkisë në qytetin e Durrësit.

Postin e kryetarit do ta marrë Emirjana Sako, Drejtoresha e Shërbimeve në Bashkinë e Durrësit.

Madje, për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar të Varfaj, Emirjana Sako është emëruar pak ditë më parë nënkryetare që të përmbushte dhe këtë kriter për të marrë postin.

Kujtojmë se Varfaj erdhi në krye të bashkisë Durrës pas tërmetit të 26-nëntorit, pas dorëheqjes së kryebashkiakes Valbona Sako.

Shtuar më 03/03/2020, ora 20:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori