Seanca për shqyrtimin e
kërkesës për pushimin e
hetimeve ndaj
Valdrin Pjetrit është shtyrë për të dytën herë.
Mësohet se gjyqtarja Oltiona Goxha ka dhënë dorëheqjen nga gjykimi i
kërkesës dhe në vendin e saj është përzgjedhur gjyqtari Artan Gjermeni.
Kujtojmë se
Pjetri i zgjedhur në krye të Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet e 30 qershorit u mor i pandehur për falsifikim të formularëve, sipas
hetimeve Pjetri nuk kishte deklaruar hetimin dhe dënimin në shtetin italian për probleme me lëndët narkotike.
Por pas disa muajësh hetime Prokuroria vendosi të dërgoi për pushim çështjen në Gjykatë, me argumentin se vendimi i gjykatës italiane e ndalonte
Valdrin Pjetrin ta deklaronte atë.
Shtuar më 17/11/2020,
ora 12:58