Medel: Inter do të fitojë Skudeton përsëri

Gary Medel, ish-lojtari i Inter-it, ka folur në konferencën për shtyp dhe ka shprehur dy mendime në lidhje me Interin.

“Interi është një ekip shumë i fortë dhe kjo gjë nuk ka vend për dyshime pasi të gjithë po e shohim se si po shkonë situata e tyre në Seria A por edhe në Champions. Jam i sigurt që Inter do të fitojë përësëri këtë sezon kampionatin italian.

Sanchez? Nëse ai është në formën më të mirë, më besoni që është sulmuesi më i rrezikshëm për në mbrojtësit. E njoh shumë mirë dhe është i paparashikueshëm”, është shprehur “Pitbull”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 21.12.2021 16:52