Dorëhiqen edhe dy gra deputete, Doda: Demokracia po vdes
Dorëheqja e dy deputeteve të tjera ka shkaktuar sërish debate sot në Kuvend. Deputeja demokrate Mesila Doda nga ana e saj vuri theksin në zëvendësimin e mandatit të grave, që sipas saj është konfirmim se në këtë vend demokracia vdiq.

"Ky parlament duhej të kishte filluar me një minutë heshtjeje se sot në këtë vend demokracia vdiq. Fjala vdiq dhe u zëvendësua me padrejtësinë e rradhës. Mandatet e dy grave u zëvendësuan me lehtësinë më të madhe. Ky është fenomen që duket i lehtë por është diskriminim që nis nga vendi, që duhet të jetë garanci e të drejtave të njeriut.
Ju kanë votuar njerëzit për t'i dalë zot burrave, grave, fëmijëve të këtij vendi, garanci që nuk e jep dot se dukesh i mbërthyer nga krimi. Zëvendësimi i mandateve të graveparlament shkel kushtetuën. Jeni fajtor z. Kryeministër. Ky parlament më keq se kaq, nuk ka ku të shkojë. Keni bërë më keq, veçanërisht gjatë javës së fundit. Sot i kërkoj ndjesë çdo shqiptari që ndjehet i zhgënjyer me ç'kemi bërë dhe lejuam që të vijë në pushtet kjo qeveri", tha mes të tjerash Doda.

Ermira Koçi është një nga deputetet e cila ka dhënë dorëheqejne nga mandati. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2014, ora 13:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori