Denoncimi: Mjekja në Klos del pozivite me COVID-19, banorët në alarm

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka bërë një denoncim për situatën e koronavirusit në Klos ku thotë se ka dalë pozitive një mjeke dhe qytetarët janë të trembur pasi kanë marrë shërbim mjekësor.

Sipas Çupit, banorët kërkojnë me ngulm që të bëjnë tamponin ndaj i bën thirrje qeverisë që të bëjnë testíme pasi është kohë emergjence.

Denoncimi i Çupit:

Përhapja e vírusit ka dalë jashtë kontrollit ndërsa shqetësimi i qytetarëve është më se i justifikuar.

Një mjeke në Qendrën Shëndetësore “Klos” ka rezultuar pozitive me Covid 19 , ndërsa stafi dhe qytetarët që ditët e fundit kanë marrë shërbim mjekësorë janë të trembur për fatin e tyre ndërsa kërkojnë me ngulm që të bëjnë tamponin për të verifikuar nëse janë prekur apo jo.

Jeta e cdo qytetari vlen njësoj. I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të marrin masa njësoj për çdo qytetarë. Në këtë betejë nuk mund të ketë të privilegjuar. Testoni njerëzit. Gjurmoni rastet.

Thirrjet e opozitës për testimet e qytetarëve dhe gjurmimin e rasteve të dyshuara si të prekur nga Covid 19, duhet te kthehen në emergjencë kombëtare. Është emergjencë!


Shtuar 28.07.2020 19:56