Doreheqja e Xhemailit con ne Kongres te parakohshem PSK-ne
Albeu.com
Si njoftoi Zyra për Informim e Partisë Socialiste të Kosovës, Këshilli i përgjithshëm i kësaj partie ka vendosur që të mbajë kongresin e parakohshëm më 27 mars të vitit 2010.Këshilli i Përgjithshëm i PSK-së ka zgjedhur Komisionin për përgatitjen e Kongresit të partisë. Anëtarë të Komisionit janë zgjedhur Ilaz Kadolli, Ali Halimi, Haki Morina, Nuhi Paçarizi dhe Ilir Ejupi. Kërkesa për mbajtjen e kongresit të parakohshëm erdhi një muaj më parë nga Kryesia e PSK-së. Në atë mbledhje, ku u analizuan rezultatet e zgjedhjeve, kryetari i PSK-së, Emrush Xhemajli e pat njoftuar Kryesinë se ndërpret mandatin e kryetarit.
Shtuar më 21/12/2009, ora 01:15
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori