Dorëheqja e Saimir Tahirit, si e komenton Gramoz Ruçi
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka komentuar për herë të parë vendimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për dorëzimin e mandatit të deputetit.

Gjatë një takimi në "Ditën e Evropës" ai iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me dorëzimin e mandatitSaimir Tahirit.

"Në 27 vitet e mia në Kuvend, nuk ka patur asnjë rast të tillë dhe asnjëri nuk e ka lënë mandatin. Tahiri është rasti i parë dhe kjo tregon se morali është brenda imoralitetit.

Mund të përmend këtu e njohur të Churchil, ndaj them se politika s’ka moral.

Rasti i Tahirit është për tu përshëndetur dhe për tu mirëpritur. Sa i përket akuzës, i mbetet prokurorisë dhe organeve të drejtësisë t’i vërtetojnë" -u shpreh kryeparlamentari Ruçi. /albeu.com/


Shtuar më 09/05/2018, ora 11:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori