Dorëheqja e Roshit pret firmën e Ramës
Pasi Roshi pranoi se kishte qenë i dënuar në Itali, tashmë dorëheqja e tij është në pritje të firmës së kryeministrit Rama. Tashmë shkresa në fjalë ka mbërritur në tavolinën e kreut të qeverisë, por angazhimet e kreut të qeverisë jashtë vendit kanë bërë që ajo të mbetet pa u zyrtarizuar.

Kryeministri gjendet në Itali prej dy ditësh dhe mbërrin pasdite në Tiranë, ku pritet të firmosë shkarkimin e Roshit. Vendimi i kryeministrit do t’i hapë rrugë procesit të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë e Kavajës.

Pas shkarkimit, Këshilli i Ministrave i dërgon një njoftim zyrtar Presidentit të Republikës, për vakancën në postin e kryetarit të Bashkisë të Kavajës, një detyrim ligjor ky që e lejon kreun e shtetit të shpallë zgjedhjet. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2016, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori