Doreheqja e Ilir Rusmalit, reagon politika: "Koke turku" per te kenaqur klanet
Albeu.com
”Rusmali iu shit si "koke turku" Topit per te shkarkuar Sollakun”. Ky eshte deklarimi qe vjen nga deputeti i PS-se Marko Bello duke shtuar se “Rusmali po largohet pas perplasjeve brenda klaneve te PD".Nje dite pas doreheqjes se Ilir Rusmalit nga posti i Ministrit te Drejtesise, politika shqiptare ka dale me deklarata te ndryshme duke komentuar largimin e tij. ”Rusmali iu shit si koke turku Topit per te shkarkuar Sollakun”. Ky eshte deklarimi qe vjen nga deputeti i PS-se Marko Bello duke shtuar se “Rusmali po largohet pas perplasjeve brenda klaneve te PD. Me largimin e Rusmalit, Berisha kerkon me cdo kusht kryeprokurorin”, tha Bello duke akuzuar kryeministrin se nuk ka vullnet per te luftuar korrupsionin.
Edhe kreu i LSI ka komentuar levizjen me te fundit ne kabinetin Berisha duke shtuar se kjo dorehqje ishte pjese e aferave korruptive. “Berisha s’ka fuqi te ndeshkoje ministrat. Brenda mazhorances ka probleme te medha”, evidentoi Meta duke shtuar se doreheqja e Rusmalit nuk eshte e para ne qeverine Berisha. “Kjo eshte e dyta pas doreheqjes se Besnik Mustafajt nga posti i Ministrit te Jashtem”.
Kurse kreu i LDK, partise me te re ne parlament, Nikolle Lesi e vleresoi doreheqjen e Rusmalit si nje gjest civil. “Rusmalin ta pasojne edhe ministrat e tjere te akuzuar per korrupsion”, u shpreh ai lidhur me kete ceshtje duke kerkuar nga kryeministri Berisha te beje ndryshime radikale ne qeveri.
“Ceshtja Rusmali tregon se qeveria eshte pjese e korrupsionit. Doreheqjen duhet ta jape kryeministri Berisha”. Kete koment ka bere PSD lidhur me doreheqjen e Rusmalit nga porti i Ministrit te Brendshem. Sipas ketij subjekti politik, perberes i koalicionit opozitar tashme rrezimi i qeverise me mocion eshte mese i mundshem.
Shtuar më 15/11/2007, ora 20:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori