Dorëheqja e Genti Gazhelit, zbulohet emri i pasuesit
Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genti Gazheli, ka dhënë dorëheqjen.

Mësohet se emri i mundshëm që do ta zëvendësoje është diplomati Kastriot Robo.

Mësohet se seanca dëgjimore për Robon zhvillohet nesër në orën 11:00 ndërkohë në Komisionin e Politikës së Jashtme ai pritet që edhe të intervistohet.

Në vitin 1998 Kastriot Robo emërohet ambasador i Shqipërisë në Greqi.

Këtë post ai e mbajti për gati katër vjet, duke u dhënë marrëdhënieve midis dy vendeve një frymë tjetër bashkëpunimi nga ajo që kishin pasur deri në atë periudhë.

Pas kësaj periudhe ai mban poste të rëndësishme në diplomacinë shqiptare.

Në vitin 2006 diplomati Kastriot Robo emërohet ambasador i Shqipërisë në Londër, në një nga përfaqësitë diplomatike më të rëndësishme në botë. Së fundmi ai ka qenë ambasador i Shqipërisë në Spanjë.
Shtuar më 11/11/2019, ora 21:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori