Dorëheqja, nuk do ta çonte në burg Fullanin
Pëlqej
Spartak Ngjela është shprehur se nësë Fullani do jepte dorëheqjen ai nuk do të arrestohej.

Avokat Ngjela komenton se zhvillimet që pasuan në komisionin e Ekonomisë zbuluan të vërteta të hidhura që shkatërruan figurën e Guvernatorit.

“Me deklaratën që bëri inspektorja Baleta në komisionin e Ekonomisë, doli që B e Shqipërisë na paska qenë në duar hajdutësh. Gjithcka ka qenë lenë në dorë të ndershmërisë së individëve, por duhet kuptuar që nuk ka ndershmëri në funksion të parasë. Fakti që inspektorja ishte aq e irrituar dhe foli e një nerv të tillë kuptohet që atje ka qenë një gjendje tepër e rëndë.

Nuk mund ta mendoj që një njeri i panjohur i zakonshëm si Bitraj të mund të vjedhë 7 milionë euro pa i hyrë gjemb në këmbë dhe për më tepër kanë dalë fakte që ai vjedh dhe atje nuk është survejuar asnjë gjë. Kapja ka ndodhur dhe ka qenë sporadike. Kemi dhe atë, alibia që ka nxjerrë hajduti. Ai ka nxjerrë alibi, jo vetëm që u dorëzua vetë se nuk kishte ctë bënte se ai u kap, ca do bënte, s’do denonconte?”.

Kurse lidhur me Këshillin Mbikqyrës, Ngjela tha se këta individë punojnë thjesht part time (me kohë të pjesshme).

“Këshilli Mbikqyrës është i gjithi part time, kjo ka qenë një bankë bamirësie secili ka marrë para dhe ka ikur. Ne nuk e kemi ditur, tani po e kuptojmë vetëm drejtori e guvernatori janë full time (kohë të plotë) . E kuptoni si e kanë krijuar situatën në Bankë këta?”, shprehet Ngjela.

Kurse lidhur me pikëpamet e tij rreth guvernatores në detyrë pas shkarkimit të Fullanit, Ngjela u shpreh “Gjoni është grua e aftë. Ka qenë zv/guvernatore, por nëse është implikuar? Quhet zëvëndëse, ka dy arsye për të cilat nuk ka shkuar deri në fund masa. E para se nuk ka mundësi tjetër për të patur një drejtor gjeneral guvernator, e dyta që mendimi im personal, femrat janë më pak të pritura drejt kriminalitetit financiar”.

Kurse pyetjes nëse, hetimi do të shkojë deri në fund, sipas Ngjelës, kjo varet nëse krimi financiar ka prekur nivele të larta shtetërore.

“Të analizojmë faktin. Një prokuror u bë hero, do e cojë hetimin deri në fund me sukses apo jo, por ai bëri hapin e parë. Mund të themi se filloi shkëputja e prokurorisë nga krimi shtetëror. Prokuroria deri tani nuk e ka goditur krimin financiar, ose e ka mbuluar. Nëse kjo vjedhje del e përfshirë me nivele të larta të nivelit shtetëror, del që ky ambasador u ka shërbyer përfaqësuesve të qeverisë. Tani faktet i ka prokuroria, kurse auditin duhet ta bëjë tjetërkush”.
Shtuar më 07/09/2014, ora 20:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori