Prej një viti të ndarë, detaji që zbulon raportet mes Alfios dhe Fatmës (FOTO LAJM)

Kuzhinieri i famshëm Alfio Rrotani është prej ditësh në qendër të vëmendjes në mediat rozë. Shkak për këtë u bë ndarja e tij me moderatoren e njohur Fatma Methasani.

Pasi u zbulua se shkak për këtë ndarje u bë tradhtia nga ana e tij, Alfio konfirmoi vetë ndarjen në një postim në rrjetet sociale ku tregoi se prej një viti nuk janë më bashkë.

Mirëpo, pavarësisht se çfarë ka ndodhur, duket se ish-çifti i ruan ende raportet e mira.

Së fundmi, moderatorja ka postuar në Instagramin e saj një video të bukur të djalit dhe vëmendjen më të madhe e ka tërhequr komenti i Alfios. Ai ka komentuar disa emoji duke qeshur dhe një zemër blu.