Donin të eliminonin Fatos Nanon? Ish-badigardi i tij hedh akuza pas fotove me armë të Metës
Presidenti i Republikës Ilir Meta është fotografuar teksa bën qitje.

KA qenë miku i tij njëherazi analist dhe eksperti i sigurisë Ilir Kulla, i cili ka i publikuar fotografitë në “Facebook”.

Por mesa duket nga komentet fotot kanë shkaktuar shqetësim për ish-badigardin e Fatos Nanos, Viktor Agollin, i cili ka lënë një koment në postimin e Ilir Kullës.

“O Ilir Kulla pa dashje dua të “ofendoj” po ku ishe ti o trim kur Nano të bëri kanditat për deputet ke zona jote dhe ty ta futi komunisti Edi Spaho. Ti me atë “qir.. ” thurnit plane për “eleminim” të shqiptarit me intelektual të pas ’90, Fatos Nanos. Ilir Kulla boll shite dengla. Ore se harrova, të ofroi Presidenti ndonje detyrë, se për ato ti shet dhe fisin Kulla”, – shkruan Viktor Agolli në postimin e analistit Kulla.

E menjëhershme ka qenë edhe përgjigjia e tij e shkurtër por tepër ironike: “Lere rakine Tori”.
Shtuar më 07/10/2017, ora 20:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori