Donin të çmontoni predhën por xhenierët zbulojnë arsenal municionesh

Forcat xhenier të ushtrisë kanë qënë ditën e sotme në qytetin e Pukës për të çmontuar një predhë të gjetur.

Por gjatë kontrolleve rapotohet se është gjetur një arsenal municionesh luftarake që mund të shpërthenin nga çasti në çast.

Gjatë kërkimeve dhe krehjes së zonës, xhenierët e Forcave të Armatosura zbuluan 40 granata dore difensive, 6 granata dore ofensive si dhe një granatë dore me bisht.

Nga verifikimet paraprake, dyshohet që këto municione të kenë dalë nga depot e FA dhe të jenë hedhur në zonë gjatë trazirave të vitit 1997, duke u shndërruar në një rrezik serioz për jetën e banorëve. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2019, ora 14:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori