Doni të lëvizni nga një qytet në tjetrin? Rama shpjegon si do të jetë fundjava e fundit me zonat e kuqe
Kryeministri Rama ka përcjellë informacionet e radhës, se si do të vijohet nga sot pas masave lehtësuese ndaj COVID-19. Kreu i qeverisë ka treguar se si do të jetë fundjava e fundit me zonat e kuqe, 30-31 maj.

Sikundër dje ministrja Manastirliu, edhe kryeministri Rama konfirmon se do të hapen pa kufizime aktivitetet e lejuara të biznesit, në të gjithë vendin.

Po kështu, hiqen kufizimet e lëvizjes së këmbësorëve dhe automjeteve brenda zonave. Nuk do të lejohet dalja nga perimetri i zonave të kuqe deri më 1 qershor.

View this post on Instagram

A post shared by Edi">Edi Rama (@ediramaal) on





Qytetarët do të mund të shijojnë të shtunën dhe të dielën jashtë shtëpive të tyre, ku ishin mbyllur për shkak të situatës me pandeminë COVID-19.

E vetmja gjë që është e ndaluar këtë fudjavë është dalja nga zonat e kuqe në zonat e gjelbërta. Kjo masë do të vlejë deri të hënën, më pas ajo do të hiqet si të gjitha kufizimet e tjera të lëvizjes.
Shtuar më 30/05/2020, ora 09:27
Tage: rama

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori