Doni punë në administrate? Këto tre femra kanë në dorë fatin tuaj

Qeveria Rama ka ngritur një grup të ri pranë Partisë Socialiste, detyra e të cilit është të merret me emërimet dhe shkarkimet në administratë.

Po kush janë 3 deputetet që kanë në dorë administratë.
Tre deputetet që do të drejtojnë grupin janë Blerina Gjylameti, Evis Kushi dhe Vilma Bello.

Performanca e administratës për emërimet, shkarkimet apo zëvendësimet do të kalojë në sitën e këtij grupi pune, përpara avancimit të mëtejshëm.

Blerina Gjylameti është diplomuar në fushën e ekonomisë në FEUT, në Salerno Itali dhe është kandidate "Doktor Shkencash".

Ka punuar si pedagoge me kohë të pjesshme në Fakultetin e Ekonomisë dhe pedagoge me kohë të plotë në Fakultetin e Menaxhimit në Universitetin Ushtarak Skënderbej u zgjodh deputete e PS në vitin 2013 dhe rrugëtimin në politikë e nisi një vit para zgjedhjes, si Kryetare e Forumit të Gruas Socialiste.

Evis Kushi është diplomuar gjithashtu nga Fakulteti Ekonomik në degën Administrim-Biznesi, ka studiuar në Angli ku ka marrë doktoraturën në Ekonomi Turizmi dhe është “Profesor i Asociuar” titull dhënë nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”.

Kushi ka një karrierë të pasur në universitet, pasi ka punuar si lektore në disa Universitete, e ka shërbyer si dekane. U zgjodh deputete e PS në vitin 2013 dhe është anëtare e Komisionit për Ekonominë dhe Financat.

Vilma Bello është diplomuar për Gjuhë Shqipe në Fakultetin Histori-Filologji. Në po të njëjtin fakultet ka fituar gradën shkencore “Doktor i Shkencave” dhe po në të njëjtin vit (2009) ka marrë tiutllin “Docent”.

Ka ushtruar profesionin e pedagoges në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë dhe përgjatë viteve ka mbajtur pozicione të ndryshme aty. Gjithashtu ka punuar si mësuese në një shkollë të mesme dhe në një shkollë 9-vjeçare. /albeu.com/


Shtuar më 09/09/2017, ora 08:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori