Donald Lu sulmon ashpër Llallën: Ke qenë kundër Reformës në Drejtësi, ja faktet
Donald Lu, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka sulmuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla duke e akuzuar për pengesë të përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të EmërimeveDrejtësi.

Lu deklaroi se Llalla gjatë procedurës së hedhjes së shortit solli vetëm 3 propozime, duke dhunuar Kushtetutën, në një kohë kur duhet të sillte një listë me disa emra, të cilët më pas do të përzgjidheshin.

“Të premten e shkuar, siç kërkohet nga Kushtetua e re, u hodh shorti për anëtarët e Këshillit EmërimeveDrejtësi që do të mbrojnë pavarësinë e gjyqësorit. Shorti u drejtua nga sekretarja e Kuvendit, bazuar në Kushtetutë. Por prokurori i Përgjithshëm solli një liste vetëm me 3 anëtarë. Kushtetua përcaktonte se anëtarët duhet të përzgjidheshin me short, dhe secili solli listat më të gjata për këtë pozicion. Në dallim me to, prokurori i Përgjithshëm zgjodhi vetëm 3 emra, përzgjedhur pa preferencë për të plotësuar 3 poste”,- tha ai.

Donald Lu theksoi se kjo platformë po monitorohet nga ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, pasi sipas tij ka njerëz të rëndësishëm, që po përpiqen që ta manipulojnë këtë process.

“Fatmirësisht ata ekspertë kombëtar dhe ndërkombëtar që e hartuan këtë platformë parashikuan se njerëz të rëndësishëm do përpiqeshin që të manipulonin këtë proces. Në Kushtetutë thuhet se anëtarët e Këshillit të Drejtësisë duhet t’i nënshtrohen Vettingut. Disa anëtarë kanë dhënë dorëheqje. Ne do të ndjekim nga afër pet të parë nëse ky komision do t’i përmbahet kësaj kërkesë dhe do të bëhet procesi i Vettingut. Populli shqiptar duhet t’i tregojë fytyrën njerëzve të fuqishëm. Partnerët ndërkombëtar do të mbështesin qytetarët”,- pohoi Lu./albeu.com/

Shtuar më 02/02/2017, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori