Donald Lu: Shqipëria më e sigurtë me reformën në drejtësi
Me theks të veçantë mbi situatën e drejtësisë në vend, ambasadori Donald Lu e ka vënë theksin tek Shullazi e Frroku, të cilët lëvizin të lirë. Në konsultimin publik për reformën në gjyqësor që po zhvillohet në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, Donald Lu, tha se Shqipëria ka nivelin më të ulët të ndjekjeve penale.

“Persona të rrezikshëm që kanë bërë krime lëvizin të lirë, si Arben Frroku, Emiliano Shullazi, Sokol Mjacaj, që u lirua kur vrau për herë të parë. Personat që i tremben reformës janë kriminelë”, tha Lu.

Në tryezë marrin pjesë ekspertë të nivelit të lartë, prokurorë, gjyqtare dhe ekspertë të drejtësisë penale. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2015, ora 16:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori