Donald Lu ngre alarmin: Politikanët dhe krimi po tentojnë te vjedhin zgjedhjet
Ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu ka bërë një deklaratë të fortë sot në tryezën civile ‘Pjesëmarrja e qytetarëve në Demokraci’.

Ai tha se shoqëria civile duhet të mbajë sytë hapur sepse politikanë, gjykatës dhe prokurorë të korruptuar dhe krerë të krimit do të përpiqen të vjedhin zgjedhjet, reformëndrejtësi dhe gjithçka tjetër në ekonominë e vendit.

“Nëse ne, shoqëria civile, partnerët ndërkombëtarë dhe media nuk jemi sy shqiponja, politikanë, gjykatës dhe prokurorë të korruptuar dhe krerë të krimit do të përpiqen të vjedhin këto zgjedhje, reformëndrejtësi dhe gjithçka tjetër në ekonominë e vendit.

Këta persona janë veçanërisht të frikësuar nga vëzhguesit vendorë të zgjedhjeve dhe ata që mbrojnë demokracinë e drejtpërdrejtë.
Ju flisni shqip, kuptoni kontekstin politik dhe keni mësuar marifetet e partive politike.

Ju të shoqërisë civile dhe të medias jeni rojtarë. Kjo nuk është detyrë për amatorë, nuk është pa kosto dhe nuk është pa rreziqe. Qqë të keni efekt ju duhet mbështetje politike dhe financiare, ju duhet përvojë, besueshmëri dhe mbi të gjitha kurajo. I njëjti syshqiponjë është i nevojshëm për reformëndrejtësi”, tha Lu.
Shtuar më 02/02/2017, ora 13:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori