Harta e re gjyqësore, Rama: Nuk ka shanse të ndryshojë, të bojkotojnë sa të duan

Kryeministri Edi Rama është shprehur se harta e re gjyësore, e cila ka bërë që avokatëtë të bojkotojnë seancat, nuk ka shanse të ndryshojë.

Rama tha se jemi një vend i vogël, dhe nuk kemi nevojë për zyra e institucione të panumërta.

“Harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon. Të bojkotojnë sa të duan por nuk ndryshon. Shqipëria nuk mund të mbetet peng I vetvetes, nuk është Kina e Franca, është një vend i vogël për të pasur zyra dhe institucione të panumërta. Harta është ajo, e dakordësuar, kush I bie ndesh është në të drejtën e vetë. Pengmarrja e qytetarëve për ta bërë qeverinë të ndryshojë qëndrim është e pamoralshme, e shëmtuar dhe e dobishme. Nuk ka asnjë shans të ketë sukses”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 1.07.2022 13:33