Donald Lu "bekon" Prelajn dhe paralajmëron arrestime VIP
Pas shkrkimit nga Kryeprokurorja Arta Marku të kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, njëkohësisht dhe në krye të hetimeve për dosjen “Tahiri-Habilaj”, ka reaguar për News24 ambasadori amerikan Donald Lu.

Ai shprehet se SHBA mbështesin një Prokurori që punon pa vonesa dhe në mënyrë të drejtë me ligjin. Lu theksoi se hetimet ndaj personave me poste të larta politike duhen të zhvillohen pa ndërhyrje politike.

Ambasadori amerikan shprehet se Arta Marku i ka thënë se Donika Prela do të zhvillojë hetimet më shpejtë dhe më të efekshme.

“Ky është një moment me rëndësi që Shqipëria të demonstrojë se hetimet me profil të lartë publik mund të ecin përpara pa ndërhyrje politike. Prokurorja e Përgjithshme thotë se ka emëruar Znj. Prela në mënyrë që çështjet me përparësi të përfundohen në mënyrë më të shpejtë dhe më të efektshme.

Jemi gati të mbështesim një prokurori që ka vullnetin dhe aftësinë të punojë për këto çështje të rëndësishme të krimit dhe korrupsionit në mënyrë të efektshme dhe pa vonesa”.
Shtuar më 09/05/2018, ora 20:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori