Dolli, birra, mish dhe patate! Darka e Kodhelit dhe Murrizit bën xhiron e rrjetit (FOTO LAJM)

Në mediat on-line dhe rrjetet sociale po qarkullojnë imazhe, që tregojnë harmoninë e admirueshme të deputetëvemaxhorancës dhe atyre të opozitës Parlamentare.

Kjo fundjavë gjeti bashkë në një darkë deputetin e opozitës së re Myslym Murrizin dhe ish ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Ata janë shfaqur duke pirë birra dhe ngrënë ushqim, në një restorant të Tiranës. Mesa duket mes dy politikanëve ka lindur një miqësi e re, e cila këtë herë ndarë edhe me persona të tjerë në tavolinë.

Fotoja e darkës së famshme mes tyre është publikuar nga Genc Sejko.

Por duket se miqësitë mes deputetëvemaxhorancës dhe opozitës së re lidhen me Kuvendin, ku shpesh bashkohen votat mes tyre. Gjithashtu, edhe me mbledhjet e komisioneve parlamentare, apo edhe të vizitave të përbashkëta jashtë vendit, harmonia mes tyre ka qenë gjithnjë prezente.

Miqësitë mes deputetëvemaxhorancës dhe atyre të opozitës brenda Kuvendit, duket aq e fortë, saqë mosmarrëveshjet duken më të forta brenda kampeve respektive.
Shtuar më 14/10/2019, ora 18:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori