“Më befason”, kur Messi fliste me fjalë të mëdha për Arthur Melon para se ai të transferohej te Juventusi (VIDEO)

Barcelona ka rënë dakord me Juventusin për Arthur Melon, ndërsa kataluanasti kanë humbur një lojtar që Lionel Messi e kishte krahasuar me Xavin.

Mediave sociale kanë publikuar një video, të një interviste me Messin ku ai bëri një deklaratë të tillë dhe është kthyer si lajm gjatë ditëve të fundit.

“Ai është shumë i ngjashëm me Xavin, pasi i pëlqen të ketë topin, të luajë shkurtër dhe të mos e humbasë”.

“Ai është shumë solid dhe më befasoi”.

“Arthur ka stilin që kemi këtu te Barcelona, ai e kuptoi shpejt stërvitjen dhe tifozët e Barcelonës që pëlqejnë lojtarët që janë të mirë me topin në këmbët e tyre pasi jemi mësuar të kemi në zotërim”, kishte thënë Messi.

Barcelona në anën tjetër do të marr në shkëmbim një lojtar me përvojë si Miraljem Pjanic nga Juventusi.


Shtuar 26.06.2020 08:10