Rama mbledh të vetit, zbulohen porositë që iu dha

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një takim me shtabet elektorale dhe me drejtuesit politik në qarqe.

Vlen të përmendet se ky takim vjen vetëm pak ditë para se kodi zgjedhor të shkojë në Kuvend për miratim.

Rama ka dhënë porosi sa i përket punës që duhet të vazhdojë për fushatën elektrale për të mbështetur PS në zgjedhjet e 25 prillit dhe të punojnë intensivisht.

Kujtojmë se një ditë më parë Opozita e Bashkuar ka dërguar në Këshillin Politik draftin për hapjen 100% të listave. Në draft opozita kërkon që të ruhen koalicionet siç janë në ligjin aktual dhe listat të hapen 100% me renditje alfabetike, ndërsa përsërit kërkesën për t’iu drejtuar ODIHR-it për mosmarrëveshjet.


Shtuar 28.09.2020 08:16