Vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi, hetuesit: Autori e kreu i qetë krimin

Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi.

Sipas hetimeve për këtë çështje, rezulton se autori e ka kryer i qetë krimin e rëndë në ishullin e Rodosit dhe me gjakftohtësi të plotë.

Në urdhrin e fletë-arrestit për autorin, hetuesit kanë përcaktuar se krimi është kryer “në gjendje të qetë shpirtërore”.

“Më datë 28.08.2022, së bashku me të bashkakuzuarit (…), duke vepruar me vendim të përbashkët dhe me qëllim të përbashkët, duke qenë në gjendje të qetë shpirtërore, i kanë marrë jetën një tjetri.

Më konkretisht, në Falirak të Rodosit, ditën e mësipërme dhe rreth orës 23:00, pas një incidenti verbal që ka pasur me Topalli Jani, përballë hotelit me emrin (…), në pronësi të tij dhe konkretisht, në oborrin e dhomave, pranë koshëve të plehrave, ka përdorur një litari blu, të cilin e ka mbështjellë me dhunë rreth qafës së sipërpërmendurit, duke e shtrënguar dhe ka sjellë vdekjen e tij.

Më pas trupin e të mësipërmit e ka vendosur në (…), markë Mitsubishi, model L 200, në pronësi të të akuzuarit dhe e ka hedhur në një zonë të shkretëtirës malore në Psinthos Rhodes, ndërsa ka transferuar nr. (…). makinë, markë OPEL model ZAFIRA, në pronësi të të ndjerit të mësipërm dhe e kanë braktisur në zonën e Agia Paraskevi në Kalithies të Rodosit”.

Theksohet se nga karakteristikat e veprës dhe në veçanti nga dhuna që ka shfaqur ndaj viktimës, ai ishte në gjendje të qetë shpirtërore, duke i mbështjellë një litar rreth qafës, me pasojë vdekjen”.

Xhani Topalli, 46-vjeç, baba i tre fëmijëve, rezultonte i zhdukur që prej datës 28 gusht. Në ditën e fundit ai kishte takuar një 53-vjeçar, pronar hoteli në Greqi, i cili kishte për t’i shlyer disa detyrime në bazë të një marrëveshje që kishin. Mbrëmjen e 28 gushtit, kur edhe u zhduk, Xhani Topalli, ka pasur një takim me 53-vjeçarin grek. Ai po përpiqej që t’i merrte një borxh prej 30 mijë eurosh biznesmenit grek, i cili e kishte kontraktuar për punë ndërtimi. Ky i fundit deklaroi se takimi mes tyre ishte anuluar, por kamerat e sigurisë, zbuluan se takimi ishte zhvilluar dhe ishte kryer vrasja.