Doli pozitiv, por tentoi të kalonte në Kakavijë, e pëson 65 vjeçari
Një 65-vjeçar nga Elbasani, i cili tentoi të kalonte kufirin në Kakavijë është proceduar dhe gjobitur nga policia pasi ishte pozitiv me Covid.

Sipas policisë, V. Ll., është gjobitur në masën e 700 mijë lekëve.

“Procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.

Ditën e sotme u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin V. Ll., 65 vjeç, banues në fshatin Lumas, Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private.

Gjithashtu, këtij shtetasi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000 lekë”, thuhet në njoftimin e policise.

Shtuar më 27/11/2020, ora 14:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori